“INTERPRETIME TE VJETERA” PER RIPERTERITJEN E JETES
"Shkoni ne te gjithe boten dhe predikoni Ungjillin ne te gjithe njerezimin". (Marku,XVI,15)
Predikimi i Ungjillit eshte nje urdher i dhene direkt nga Shpetimtari. Episkopet, por dhe prifterinjte dhe dhiakonet si ndihmes te tyre, duke pasur te gjithe mision apostolike dhe nga urdheri i Perendise, pervec detyrave te tjera qe i kane marre, sic eshte ajo e kujdestarit te mbrekullive te shenjta (pagezimi, lyerja me mir, rrefimi, kungimi, prifterimi, martesa, maslu—mesha e shenjte per sherimin e te semureve) nepermjet te cilave shenjterojne te gjitha evenimentet e jetes krishtere, kane dhe obligimin per te predikuar mesimin e Shpetimtarit dhe ta shpjegojne ne ate menyre qe te qartesoje, te ndricoje nepermjet fjales, rrugen qe con drejt shpetimit.
Sot, me shume se asnjehere tjeter, mesimi per Perendine (teologjia) nuk mund te ngelet brenda mureve te shkolles dhe ndermjet kopertinat e librave. Duhet te transformohet ne ushqim shpirteror per popullin e Perendise, ne “buke dhe uje per shpirtin”, sic thote autori i “predikimeve” ne fjale, ne linjen e dogmave te eterve te shenjte, sipas te ciles “ti japesh cdo pjese tende cfare i takon “.
Duke vene ne zemer fjalet e te madhit Mitropolit dhe te shquarit predikues Antim Ivireanu, i cili thoshte: “Eshte nje fatkeqesi e madhe kur ka qetesi ne Kishen e Krishtit, si nga pertesa ashtu dhe nga padituria”, e pranojme qe ribotimi i nje libri predikimesh nuk eshte i kote.
Eshte i njohur fakti qe nje predikim i sinqerte dhe entuziast i teorise krishtere i buruar nga zemra e te gjithe prifterinjve, ka vetine qe te gjalleroje jeten kishtare dhe te forcoje bindjet te cilat duhet ti kete sejcili i krishtere per fene e vet.
Sot , predikimi i priftit duhet te jete contemporan me kohen e vet, me civilizimin dhe kulturen, me veprat letrare dhe artistike, me poezine dhe filozofine, me shkencen e te gjitha fushave dhe vetem ne kontekstin e tyre, te vendose shpjegimin e Ungjillit te shenjte, pa frike qe ky mund te jete i prapambetur (i vjeteruar) dhe qe ai flet per gjera te cilat nuk mund ti mbroje; te dije ku drejtohet interesi i besimtarve qe ti pergjigjet ketij interesi, jo nepermjet pedikimeve abstrakte, per gjera reth te cilave besimtaret nuk jane te informuar dhe nuk kane mundesi per ti kuptuar, por nepermjet predikimeve te ndricuara, te vendosura ne kontekstin e nevojave te njerezve ne kohen tone dhe e mundesive te tyre per t’i kuptuar.
Megjithate per kete, nuk duhet harruar fjala e shkrimit te shenjte:” Njeriu i mire nxjerr nga thesari i zemres se tij te vjetra e te reja”.
Ne pamje te pare predikimet e atit Visarion Iugulescu mund te duken tani “vjetersira’’ dhe joaktuale. Megjithate ne konsiderojme qe nepermjet ribotimit te tyre asnjehere nuk vihet “vera e re ne fucite e vjetra”, por, perkundrazi “interpretimet e vjetra” ndihmojne dhe drejtojne drejt riperteritjes te jetes shpirterore.
Kjo sepse dhe tani Fjala e hiresise se Tij eshte dridheruese dhe magnetike, ndez ne shpirt flaken e besimit dinamik, regjeneruese dhe etjen e pambarueshme pas hynores. Stili i zjarrte dhe thellesia shpirterore e mesazhit te cojne madje tek kembet e te Mirit Shpetimtar, i cili flet nepermjet te zgjedhurve te tij “me fuqi shume”, sic thote shume i shenjteruari Irineu Bistriceanu.(Revista e krishtere-ortodokse,1992,janar,faqja 2)
Prandaj, konsiderojme kete liber, duke parafrazuar titullin e librit te shquar me predikime e atit Stefan Slevaoca, “nje rreze tjeter nga drita e Krishtit”, i cili duhej te ndricoje “gjithe njerezit qe vijne ne kete bote”.
Themi se ne kete liber gjenden, nga te gjitha perzgjedhjet, mesime qe mund te perbejne nje drejtues ne mbrojtjen e besimit te vertete , ne mbrojtjen e besimit kunder dyndjes sektante.
Duke provuar nga “buke dhe uje per shpirtin” e ofruar nga autori, njohim te verteten e shpetimit nepermjet te ciles “jo vetem me buke dhe uje do jetoje njeriu, por me fjalen qe del nga goja e Perendise”.(Matei, IV, 4), duke mos harruar qe “qielli dhe toka do kalojne’’, por aktualiteti dhe fuqia shpetimtare e Fjales se Perendise eshte perhere me ne.
Me bekimin e Arhiereut
+ GALAKTION
Episkopi i Aleksandrise
dhe Teleormanit

14 shtator 2000
Ne festen e ngritjes se kryqit te shenjte.